Natën e kaluar, një kometë e rrallë jeshile kaloi shumë pranë Tokës, për herë të parë që nga hera e fundit 50 mijë vite më parë.
Lajmi për afrimin e kometës i nxori astronautët dhe të apasionuarit pas eventeve të qiellit jashtë në të ftohtin e shkurtit për të parë “spektaklin” që po ndodhte 42.5 milionë km larg nga planeti ynë.
Come ZTF/2022 E3 from my lens, captured from a bortle 6 skies #comet #cometc2022e3 #cometE3 pic.twitter.com/Hfe8uO2Zqt
— Rami Ammoun (@rami_astro) February 2, 2023
Pati nga ata që nuk mundën ta shihnin shkëmbin hapësinor tek bënte kalimin e tij për shkak të kushteve jo të favorshme të motit, por edhe nga ata fatlumë që mundën të kapnin momentin e kalimit të kometës.
Ata që mundën ta fotografonin kometën C2022/E3, e cila u zbulua vetëm vitin e shkuar, përdorën pajisje të specializuara për kamerat, teleskopë apo edhe dylbi.



Kometa tani pritet të zbehet ngadalë nga qielli ynë gjatë javës së ardhshme, megjithëse do të ketë ende mundësi për ta parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




