Ngjarje

Sonte sytë nga qielli, shikoni ‘Kometën e Krishtlindjeve’

Toka do të ketë një takim të afërt me një kometë që do të jetë kometa më e ndritshme e vitit. E quajtur "kometa e Krishtlindjeve", kometa 46P / Wirtanen do të bëjë një kalim të afërt të Tokës më 16 dhjetor, sipas NASA-s. Kjo kometë do të jetë në distancën më të afërt të Tokës në më shumë se katër shekuj.

Kometa e Krishtlindjeve është anëtare e familjes së kometave të Jupiterit. 46P / Wirtanen është mjaft e ndritshme për tu parë me sy të lirë mbi horizontin lindor gjatë gjithë muajit dhe mund të shihet edhe më mirë me një teleskop apo dylbi.

46P / Wirtanen do të arrijë maksimumin e afrimit me diellin pothuajse në 16 dhjetor, periudha rreth të cilit do të jetë më afër Tokës, vetëm 11.5 milionë kilometra nga ne. Ndriçimi maksimal i pritur është me magnitudë 3; mjaft i ndritshëm për t’u parë gjatë natës.

Wirtanen nuk ka bisht, por prodhon një aureolë të shpërndarë të ngjyrës blu-jeshile që tashmë ka një diametër të dukshëm përafërsisht të njëjtë me atë të Hënës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë