Shendet

Kombinimi i tre ilaçeve antivirale që lufton koronavirusin

Ende nuk ka një kurë përfundimtare dhe vaksina anti Covid duket se është larg. Mjekët dhe studiuesit nga e gjithë bota po eksperimentojnë me ilaçe antiviralë, antibiotikë e deri me plazmën e pacientëve të rikuperuar nga sëmundja.

Dhe tani duket se ka një shpresë të re në luftën kundër koronavirusit.

Një terapi antivirale e nisur dy javë më parë me një treshe ilaçesh tani duket e sigurt dhe efektive në zvogëlimin e përhapjes së koronavirusit tek pacientët.

Tre ilaçet që i bashkohen interferonit beta-1b, janë lopinavir-ritonavir dhe ribavirinë dhe duhet të merren çdo 12 orë brenda 7 ditëve nga fillimi i simptomave Covid-19. 

Kjo treshe duket efektive në zvogëlimin e përhapjes së virusit në krahasim vetëm me lopinavir-ritonavir dhe u provua si terapi e trefishtë te 127 pacientë të rritur (të moshës 18 vjeç e lart) nga gjashtë spitale publike në Hong Kong. Përveç kësaj, kombinimi i trajtimit u shfaq i sigurt dhe u tolerua mirë nga pacientët.

 Hulumtimi, i botuar në revistën shkencore britanike The Lancet, nuk përfshin raste serioze të Covid-19. Të njëjtët autorë theksuan nevojën për studime më të mëdha në fazën 3 për të shqyrtuar efektivitetin e këtij kombinimi të trefishtë në pacientët në gjendje kritike. 

Sipas studimit, pas trajtimit me këto tre ilaçe koha e qendrimit në spital shkurtohet nga 9 në 14 ditë kurse Kwok-Yung Yuen nga Universiteti i Hong Kongut i cili drejtoi studimin - tregon se trajtimi i hershëm i Covid-19 me një kombinim të trefishtë të ilaçeve antivirale zvogëlojnë përhapjen e koronavirusit në trupin e një pacienti, lehtësojnë simptomat dhe zvogëlojnë rrezikun për profesionistët e kujdesit shëndetësor duke zvogëluar kohëzgjatjen dhe sasinë e përhapjes së viruseve. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë