Media Galeri

Kombëtarja e Gjermanisë, apel Katarit për të drejtat e njeriut

Pas Norvegjisë, që para ndeshjes me Gjibraltarin për kualifikueset e Botërorit 2022 kishte veshur një fanellë të bardhë me mbishkrimin “Human rights On and off the pitch” (të drejtat e njeriut në fushë dhe jashtë saj), ishte radha e Gjermanisë të protestonte.

Një protestë kundër qeverisë së Katarit, ku do të zhvillohet Botërori i ardhshëm i futbollit. “Human rights” – ishte shkruar me të bardhë mbi fanellat e zeza të lojtarëve para ndeshjes me Islandën.

Këto protesta vijnë për faktin se shumë punëtorë, kryesisht emigrantë nga vende të ndryshme të botës, kanë humbur jetën gjatë punimeve për stadiumet dhe infratsrukturën e nevojshme për Botërorin e Katarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë