Java e Haute Couture, siç njihet ndryshe dhe si Moda e Lartë, të pranverës 2021 në Paris po ndodh pavarësisht nga pandemia, me shfaqje pa audiencë. Fotografia e Vogue, Acielle Tanbetova është një ndër të vetmit gazetarë që është brenda pasarelave, atelieve dhe hapësirave ku po zhvillohet gjithë magjia e couture.
Ajo ka sjellë një këndvështrim unik mbi krijimet e stilistëve të markave më të mëdha botërore.
Ka shumë risi, duke filluar nga vizioni i ri i Kim Jones, debutimi i tij i parë si stilist i Fendi-t. Gjithashtu pjesë e Fendi-t ishte dhe Kate Moss së bashku me vajzën e saj të cilat tërhoqën jo pak vëmendje. Kjo javë mode solli dhe debutimin e parë të stilistit Alber Elbaz me markën AZ Factory, një markë që na kritikët është quajtur si “Me Elbaz dhe AZ Factory, femrat tani e dinë se çfarë duan.”
Patjetër që nuk kishte si të mungonte dhe ajo prekja e pandemisë përvec mënyrës se si janë zhvilluar shfaqjet. Vogue ka krijuar një Challenge ku ju kërkon njerëzve të krijojnë një veshje të çfarëdo marke por në shtëpinë e tyre, nga kolltuku i tyre.
Kjo sfidë quhet #VogueCouchCouture dhe ka të bëjë me kreativitetin, zgjuarsinë dhe improvizimin (dhe pak humor gjithashtu).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.