Ka ndodhur

Kokainë për klientët, arrestohen dy kamerierët dhe administratori i lokalit në Lezhë

Gazeta Si - Tre persona janë vënë në pranga në Kurbin të akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh. Bëhet e ditur se pas kontrolleve të ushtruara në një lokal në fshatin Zejmen, policia gjeti doza të dyshuara me kokainë.

Policia thotë se ka arrestuar K.P., 41 vjeç, banues në Zejmen, administratori i lokalit, si dhe A.A., 24 vjeç, banues në Lezhë dhe S.S., 55 vjeç, banues në Milot, kamerierë në lokal.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Përshtatja e lokaleve për përdorimin e lëndëve narkotike


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë