Ka ndodhur

Kokainë e kanabis në Gjirokastër, arrestohen dy të rinj

Dy të rinj nga Gjirokastra janë vënë në pranga pas disa muajsh hetime, pasi dyshohet të jenë përfshirë në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Nga kontrollet në banesat e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi 236 gramë kokainë dhe 253 kanabisi.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Ndërmjetësi”, u arrestuan Elis Ballaxhia dhe Daniel Hazizaj.

“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesat e këtyre 2 shtetasve, në të cilat kanë gjetur 253 fara cannabis sativa, 236 gramë kokainë dhe 2 peshore elektronike, të cilat u sekuestruan cilësinë e provës materiale, bashkë me 3 celularë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.   


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë