Ka ndodhur

Kokainë dhe dhunë në familje, arrestohen 5 persona në Tiranë

foto ilustruese per policine

Gazeta Si - Pesë persona janë arrestuar në 24 orët e fundit në Tiranë, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Policia thotë e të ndaluarit dyshohen si të përfshirë në posedimin e lëndës narkotike dhe dhunë në familje.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin B.M., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Agjentët e Komisariatit të Policisë Nr. 6, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses.

Ndërkohë, Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

N.N., 23 vjeçe, E. Q., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë, dhe A. M., 38 vjeç, banues në Fier, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë