Analize

Kokaina, një luftë e zgjatur e Kolumbisë

Në një kodër në jugun e Kolumbisë një grup burrash po shkulin dhe djegin bimët e mbjella në ndihmë të prodhimit të kokainës. Rreth tyre disa qen që kontrollojnë tokën për mina të fshehura dhe oficerë të armatosur të policisë nën temperaturën e lartë të flakëve.

Njëri nga puntorët thotë se mund të pastrojnë rreth 2 hektarë e gjysmë në ditë dhe flenë nëpër tenda në qiell të hapur.

Gjatë vitit 1990 kur SHBA ndërhyri në Kolumbi bimët e kokainës shkatërroheshun nga lart nëpërmjet spërktjes së kimikateve me avionë. Në vitin 2015 kjo metodë rezultoi se ishte kancerogjene dhe dëmtlonte njerëzit, prandaj nisi shkatërrimi manual i imëve, me punë krahu.

Qeveria kolumbiane i quan këta puntorë si heronj, por në fakt ata duket të jenë në krahun humbës të kësaj luftë. Fillimisht shkatërrimi me punë fizike është e lodhshme, e rrezikshme dhe kërkon më shumë kohë. Kultivuesit e drogës kthehen ta rimbjellin atë në të njëjtin vend ose diku tjetër dhe sigurisht, nuk i pëlqen aspak kjo veprimtari. Që nga viti 2018 numërohen 29 puntorë të vrarë nga pronarët e tokave që ata kanë pastruar. 200 puntorë janë dëmtuar dhe disa të tjerë të cunguar nga minat në tokë.

Pavarësisht gjithë punës së bërë, tregu i trafikut të kokainës është rritur me 250% nga 2012 në 2017, duke mbajtur përsëri stafetën e shtetit që prodhon më shumë kokainë në botë.

Rikthimi i spërkatjes në ajër është diskutuar përsëri, por prap ka pengesa të shumta. Jo vetëm  nga ana shëndetësore, por edhe ekonomike. Fermerëve i janë dëmtuar të mbjellat e tyre që i kishin si burim të ardhurash, nga kjo spërkatje.

‘’Ma kanë spërkatur tokën 7 herë. Humba 12 krerë bagëti dhe të tjerat i shita se nuk kisha më bimë për t’i ushqyer. Humba cdo gjë që kisha investuar,’’- tha një fermer.

E vetmja mënyrë që i ngel Kolumbisë për të luftuar rrjetin e madh të drogës është të hyjë direkte tek trafikuesit dhe jo tek ata që e mbjellin. Një tjetër mënyrë do të ishte të ndjekin kërkesat për kokainë nëpër SHBA dhe Europë.

Një nga politikanët e vendit sugjeron që të dekriminalizohet kjo lloj droge në mënyrë që të bie përdorimi i saj dhe ideja e ta fshehurit atë. Nëse legalizohet biznesi i kokainës , përfitimet i shkojnë shtetit dhe jo kriminelëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë