Ka ndodhur

Kokaina mes bananeve në portin e Durrësit, arrestohet administratori, në kërkim presidenti i kompanisë

Gazeta Si - Pronari i kompanisë së frutave ekzotike, "BanaKing’, Trifon Murataj është shpallur në kërkim, teksa janë vënë në pranga administratori Petrit Demishaj dhe 2 punonjësit e skanerit.

Policia thotë se ka prova se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar trafikimin e sasisë prej 33.5 kg kokainë nga Ekuadori në Shqipëri të kapur një ditë më parë në Portin e Durrësit.

Petrit Demishaj, 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;

Alban Naziraj, 48 vjeç, banes në Tiranë, me detyrë operator skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsfikimi kompjuterik”;

Artur Sevdaraj, 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë imazhier skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Flasifikimi kompjuterik”.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi Trifon Murataj 53 vjeç, banues në Tranë, president i kompanisë pritëse të ngarkesës me banane. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij.

Policia sqaron se arrestimi i 3 shtetasve dhe shpallja në kërkim e presidentit të kompanisë, u bënë në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”.

Bazuar në inteligjencën informative që dispononte Policia e Shtetit, se në një kontejner me ngarkesë bananesh, për llogari të një kompanie në Tiranë, kishte lëndë narkotike, u ushtrua kontroll i imtësishëm me qen antidrogë, pavarësisht se skaneri e nxori të pastër ngarkesën me banane.

Nga hetimet, shton më tej policia, dyshohet se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar trafikimin e 33.5 kg kokainë, nga Ekuadori në drejtim të Portit të Durrësit.

Kjo nuk është hera e parë që në kontenierët e Banaking përveç bananeve gjendet edhe kokainë.

Rasti më flagrant ishte në 3o dhjetor të vitit të shkuar ku vetë pronari I kompanisë Trifon Murataj kontaktoi 10 orë me vonesë policinë e shtetit se kontejneri me banane I ishte sulmuar në Romanat nga persona të armatosur të cilët u larguan pa marrë asgjë nga ngarkesa.

Nga kontrolli I kryer në magazinën e kompanisë në Vaqarr policia sekuestroi 119 kg kokainë dhe vuri në pranga administratorin e firmës Marson Murataj, nipi i Trifon Muratajt dhe  dy shoferët e kamionit Gëzim Kalaja dhe Hasan Salihu.

Një rast i dyshuar për trafik të lëndëve narkotike u shënua në korrik të këtij viti ku nga kontejnerët e Banaking u vodhën rreth 49 arka Brenda të cilave nuk dihet çfarë ngarkese kishte.

Lidhur me këtë rast, policia e Durrësit ka arrestuar shoferi i kompanisë Nazmi Algjata dhe agjentin e shitjeve të kësaj kompanie Altin Muhametaj. Njëherësh policia arrestoi dhe 20 punonjës të doganës në Portin e Durrësit, të cilët u akuzuan për shpërdorim detyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë