Shendet

Koçiu për shëndetin seksual dhe riprodhues: Jemi në fazë konsulence publike, presim sugjerime

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu foli nga Kryeministria për vendimet e Këshillit të Ministrave, nga ku bëri me dije se është miratuar bashkëpunimi i qeverisë shqiptare me konfederatën zvicerane në fushën e shëndetësisë dhe vuri theksin tek drafti për shëndetin seksual dhe riprodhues, ku kërkoi sugjerime dhe vlerësime nga grupet e interesit.

Kjo marrëveshje, cilësoi ministrja, ka si qëllim asistimin e strukturave të shëndetësisë përsa i përket reagimit ndaj emergjencave shëndetësore. Marrëveshja do të zgjasë 4 vite.

“Përveç gjithë konsolodimit të strukturave që marrin pjesë në emergjenca shëndetsore, është dhe përfshirja e komuniteteve, roli që ata duhet të kenë për tiu përgjigjur cdo emergjence shëndetësore në mënyrë efektive”.

Ministrja foli edhe për projektiligjin për shëndetin seksual dhe riprodhues, i cili po ngjall shumë debate dhe kundështi nëpër media. Sipas Koçiut, drafti është në fazën e parë dhe do i nënshtrohet edhe konsultimit publik.

Gjithashtu, ministrja i bëri thirrje të gjithë grupeve të interesit që nëse kanë sugjerime për ketë draft t’i paraqesin në mënyrë që projektligji të jetë bashkëkohor.

“Ligji rregullator do i nënshtrohet konsultimit publik dhe ftojmë të gjithë grupet e interesit nëse kanë sugjerime apo mendime të vlefshme për të kontribuar në rregullimin e këtij sektori janë të ftuar ta bëjnë jo vetëm në platformë elektronike por dhe në tryezat që ministria po organizon për të sjellë një kuadër rregullator bashkëkohor”.


Ministrja njoftoi se së shpejti do të publikohet lista e re e barnave të rimbursueshme.

“Po punojmë për të sjellë listën e re të barnave të rimbursueshme. Qëllimi kryesor është ta pasurojmë. Procesi pritet të përfundojë shpejt“.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë