Një numër klubesh pretendojnë se janë më të vjetrit në Angli por sipas Librit të Rekordeve Botërore Guinness, Ye Olde Fighting Cocks, që daton në vitin 793, mban nderin si klubi më i hershëm që vazhdon i hapur. Klubi tani rrezikon ta humbë dhe këtë titull sepse është mbyllur.
Sipas një deklarate nga Christo Tofalli, pronari i klubit, pas një periudhe jashtëzakonisht sfiduese të tregtimit, klubi do të mbyllë dyert.
“Sëbashku me ekipin tim, kam provuar gjithçka për të mbajtur klubin hapur pas gjithë problemeve që solli pandemia”, ka shkruar Tofalli në faqen e Facebook.
“Dy vitet e fundit kanë qenë të paprecedentë për industrinë dhe na kanë munduar të gjithë ne që jemi përpjekur maksimalisht për të siguruar që ky klub të vazhdojë të tregtojë në të ardhmen”.
Tofalli tha se problemet ishin dhe përpara pandemisë, por efektet e Covid-19 ishin “shkatërruese”.
“Është e kuptueshme që jam zemërthyer pasi ky klub ka qenë shumë më tepër se thjesht një biznes për mua dhe ndihem i nderuar që kam luajtur qoftë edhe një rol të vogël në historinë e tij”, shkroi ai.
Midis 2008 dhe 2018, më shumë se 11,000 bare në Britani mbyllën dyert e tyre, sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, duke ulur numrin total me gati një të katërtën.
Struktura kryesore e Ye Olde Fighting Cocks u ndërtua në shekullin e 11-të dhe fillimisht u përdor si një shtëpi pëllumbash, sipas bordit turistik vendas.
Klubi mori emrin e tij nga luftimet e gjelit që u mbajtën atje në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të.
Mbretëria e Bashkuar është shtëpia e shumë klubeve historike, duke përfshirë tavernën e famshme të Londrës Prospect of Ëhitby, buzë lumit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)











