Ngjarje

KLSH kontroll intensiv për tenderat e pajisjeve në raste emergjente. Zjarri vazhdon të rrezikojë Vlorën

KLSH ka nisur kontrollin intensiv në të gjitha institucionet, që hyjnë tek Emergjencat Civile, që nga Ministria e Mbrojtjes, Drejtoria e Emergjencave Civile, etj., për të verifikuar të gjithë tenderat e bëra së fundi për pajisjet e marra për situata të emergjente. Një ndër të cila ndodhet momentalisht vendi, zjarret.

Qarku i Vlorës mbetet i rrezikuar nga përhapjet e flakëve në Karaburun dhe Llogara.

Sipas burimeve nga KLSH, nëse do të hasen shkelje, do të ketë kallëzime në Prokurori.

Flakët kanë disa ditë që kanë nisur në Shqipëri paralelisht dhe me disa vende të huaja. Si shkak i tyre në vendin tonë ka humbur jetën vetëm në person.

Ministria e Mbrojtjes ka marrë masa për të stabilizuar situatën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë