Ka ndodhur

KLP cakton dy drejtuesit e rinj të Prokurorive në Korçë dhe Mat

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), këtë të enjte ka caktuar në detyrë dy drejtuesit e Prokurorive në Korçë dhe Mat.

Me këto 2 emërime, ka shkuar në 7 numri i drejtuesve të emëruar nga KLP për një periudhë 3-vjeçare.

Kështu, u caktua në detyrë Dhorina Theodhori, në pozicionin e  drejtueses së Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë, Korçë dhe Abaz Muça në pozicionin e  drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë, Mat.

Emrat e drejtuesve të Prokurorive për një periudhë 3-vjeçare

1.Anita Jella  - Prokuroria Durrës

2.Elizabeta Imeraj - Prokuroria Tiranë

3.Artan Shtrungza- Prokuroria Tropojë

4.Kreshnik Ajazi- Prokuroria Elbasan

5.Genti Xholi - Prokuroria Apel Tiranë

6.Dhorina Theodori- Prokuroria Korçë

7.Abaz Muça - Prokuroria Mat


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë