Ka ndodhur

Klos, grabitës të armatosur dhunojnë nënë e bir dhe i marrin rreth 9 mijë euro

Gazeta Si - Të paktën pesë persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në një banesë në fshatin Dom të Klosit, ku pasi kanë dhunuar nënën dhe djalin kanë marrë 8 mijë euro dhe 1 milion lekë.

Grabitësit kanë hyrë me forcë duke shqyer dyert e shtëpisë, ku më pas kanë rrahur me qytat e armëve shtetasin Përparin Lleshi dhe nënën e tij e më pas i kanë lidhur me litar.

Maskat kanë hyrë nga ana e pasme e banesës 3-katëshe në fshat dhe kanë goditur me tytën e armën djalin e familjes, 27 vjeç.

Atij i kanë shkaktuar plagë të rëndë në kokë pasi e kanë goditur 3 herë duke i shkaktuar fraktura, ndërsa kanë goditur edhe nënën, e më pas i kanë lidhur me litar.

Ndër kaq, në një moment si pasojë e dhunës, djalit i ka rënë të fikët dhe grabitësit kanë thënë me njëri-tjetrin që t’i hidhet ujë sepse kanë dyshuar se ka ndërruar jetë.

Grabitësit më pas janë larguar me paratë dhe sendet me vlerë, ndërsa janë ndihmuar edhe nga terreni në fshat për humbur gjurmët.

Më pas  janë njoftuar policia dhe prokuroria e rrethit dhe po punohet për kapjet e autorëve të këtij krimi që ka tronditur zonën.

Një i njohur i familjes, rrëfen tmerrin që të afërmit e tij përjetuan nga grabitësit. Ai thotë se djali ka pësuar fraktura të mëdha në kokë dhe nëna po ashtu, pasi janë goditur me qytën e armëve.

“Çunin e familjes e kanë rrahur tmerrësisht, e kanë lidhur dhe më pas i kanë vjedhur. Si lagje nuk na ka ndodhur ndonjëherë kjo gjë. Se dimë se ça po hyn e ça po del. Kush bën kështu veprimesh, duhet pushkatuar. Po është hequr pushkatimi. Ishte nëna me fëmijën vetëm në shtëpi”, tha i afërmi, që është dhe banor i zonës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë