Ngjarje

KLGJ shpall 6 vende vakante për Gjykatën e Lartë, 3 emra në pritje të pikëzimit

Këshilli Lartë Gjyqësor hap garën për 6 vendeve vakante në Gjykatën e Lartë. Ky këshill do të diskutojë në mbledhjen e nesërme për projektvendimet për hapjen e 6 vendeve vakante të lira që i përkasin tre fushës administrative dhe tre fushës së të drejtës civile.
Ndërsa mësohet se KLGJ ka kaluar edhe tre kandidatura të tjera, duke i futur në procesin e intervistimit. Ata janë Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Ervin Pupe. KLGJ do të shqyrtojë për 3 kanadidatët vendimin “Për miratimin e vlerësimit dhe pikëzimit paraprak të kandidatëve, si dhe të listës së kandidatëve më të mirë që konkurrojnë për në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, në pozicionin e lirë, në fushën e të drejtës administrative, të shpallur me vendimin nr.108, datë 09.07.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.
KLGJ bën të ditur se do të shqyrtojë projektvendimet për plotësimin e 5 pozicioneve të lira në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Që prej reformës në drejtësi dhe kalimit të zbatimit të procesit të vettingut Gjykata e Lartë u shkri, duke mbetur nga 19 anëtarë në dy gjithsej. Ardian Dvorani e Mehdi Bici janë dy anëtarët që kanë kaluar procesin e vettingut. Ndërsa Bici është anëtar i KLGJ-së, Dvorani është i vetmi anëtar i kësaj gjykate, që i ka mbaruar mandati, por qëndron ende në detyrë, si dhe mban edhe postin e kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Kriza në Gjykatën e Lartë ka lënë pezull shqyrtimin e mbi 30 mijë dosjeve që presin për t’u shqyrtuar. Gjykata e Lartë gëzon të drejtën për të zgjedhur tre anëtarë edhe për në Gjykatë Kushtetuese. Por mos plotësimi me anëtarë bën që ky proces të bllokohet dhe plotësimi me anëtarë të Kushtetueses të realizohet vetëm nga institucionet e tjera si Presidenti dhe Parlamenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë