Lojëra me Dore

Klauzola e epidemisë, NBA drejt uljes së pagave të lojtarëve

NBA bëhet gati ti prekë pagat basketbollistëve, për shkak të pandemisë së Covid-19 që ka ndërprerë sezonin. Kjo është raportuar nga ESPN, sipas të cilit Liga Amerikane ka ndërmend të ushtrojë klauzolën e kontratës kolektive, që është marrë në miratim me shoqatën e lojtarëve ku, mes shkaqeve të forcave madhore që i lejojnë pronarëve të mbajnë rreth 1% për çdo ndeshje të anuluar, ekziston pika e veçantë “epidemi/pandemi”. Kampionati është i ndalur nga 11 marsi e janë tashmë 11 raste pozitive me koronavirus, përfshirë super yllin Kevin Durant.

Në NBA, pagat paguhen në dy këste mujore, një në date 1 e tjetra në 15 të muajit. Sipas ESPN, pagesa e plotë e këstit të datës 1 prill për momentin është garantuar, por e njëjta gjë mund të mos ndodhë nga 15 e prapa. Në detaje, pronarët do të jenë në gjendje të mbajnë 1/92,6 të pagave të lojtarëve për çdo ndeshje që nuk është luajtur për arsye të forcës madhore (shifër e llogaritur në bazë të diskutimit të 5 ndeshjeve të para sezonit, 82 të atij të rregullt e 5,6 në mesataren e playoff), pra pak më shumë se 1% e totalit vjetor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë