Ka ndodhur

Kishte shkuar të peshkonte, gjendet i pajetë i moshuari në Kuçovë

Gazeta Si - Një 74-vjeçar është gjetur i pajetë sot në Kuçovë. Shtetasi Lefter Toli është gjetur i vdekur në një arë nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Trupi është identifikuar nga familjarët e tij e të moshuarit, të cilët kanë pohuar se ai bënte çdo ditë të njëjtën rrugë për të shkuar për peshkim.

Në trupin e 74-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshimet janë se aim und të ketë humbur jetën për shkak të një arresti kardiak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë