Ka ndodhur

Kishte kthyer lokalin në pikë bastesh, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë

Një person është arrestuar nga policia në Tiranë me akuzën e veprimtarisë së lojërave të fatit nëpërmjet basteve sportive.

I arrestuari është Z.T., 52 vjeç dhe ai akuzohet se e kishte kthyer lokalin e tij në rrugën “Selman Riza” në loto për baste sportive edhe pse një gjë e tillë ndalohet me ligj.

Gjatë operacionit u sekuestruan dy aparatura dekoder dhe një celular që përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit dhe 62.500 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë