Ka ndodhur

Kishte kthyer banesën në kazino, arrestohet 43-vjeçari në Sarandë

Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi kishte përshtatur banesën e marrë me qira, për organizimin e veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se i arrestuar është shtetasi me inicialet B.H., banues në Sarandë. Po ashtu, janë proceduar penalisht edhe 5 shtetas të tjerë, pasi u kapën duke luajtur poker, në këtë ambient.

Sakaq, janë proceduar në gjendje të lirë për shtetasit: R. Ç., 44 vjeç, Xh. H., 25 vjeç, B. T., 41 vjeç, B. B., 29 vjeç dhe A. D., 45 vjeç, banues në Sarandë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, 36 200 lekë të rinj, 3 265 euro, 230 paund, si dhe 6 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë