Media Galeri

Kinë-Rusi, ura e parë hekurudhore që lidh dy vendet

Ndërtimi i urës, i realizuar mbi lumin Heilongjiang, filloi në shkurt 2014. Bëhet fjalë për urën e parë hekurudhore që kalon lumin që ndan dy vendet, me 2,215 metrat e saj, nga të cilat 1,886 metra në territorin kinez dhe një kapacitet vjetor transporti për 21 milionë tonë. Përdorimi i urës, ka nisur para një jave, në 17 gusht.

Kjo nuk është ura e vetme që lidh dy vendet: një urë rrugore u përurua në vitin 2019, që lidh Heihe në Kinë dhe Blagoveshchensk në Rusi.

Këto dy qytete po punojnë gjithashtu në atë që do të jetë teleferiku i parë ndërkufitar në botë, i projektuar nga arkitektët holandezë nga UNStudio.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë