Analize

Kina spiunon BE-në nëpërmjet diplomatit gjerman

Inteligjenca kineze duket se ka zgjatur “tentakulat” e spiunazhit deri në zemër të Bashkimit Europian, duke marrë informacione konfidenciale nëpër zyrtarëve të lartë të unionit.

Prokurorët gjermanë po hetojnë një ish diplomat të lartë të BE-së nën akuzat se punonte si spiun i infiltruar nga Kinën.

Diplomati dhe dy punonjës të tij mësohet se i kalonin informacione private dhe tregtare ministrisë kineze për SIgurinë e shtetit.

Gazeta gjermane “Der Spiegel” shkruan se ish-diplomati kishte mbajtur poste të larta në Komisionin Europian për të punuar më pas nënh Shërbimin e Jashtëm të Bashkimit Europian, krahas Federica Mohgerinit. Ai shërbeu si një ambasador i BE në shumë vende përpara se të përfundonte karrierën e tij në BE-në në vitin 2017 dhe të punonte më pas në një firmë lobuese, e cila ka punuar pranë ndërmarrjeve më të mëdha gjermane. Edhe pse identiteti i tij nuk ëstë bërë i ditur ai mësohet se ka shërbyer si ambasador i BE-së në Korenë e Jugut, e cila duket se ishte e para që “kishte rënë në gjurmët” e tij.

Flamuri dhe gjerman dhe ai kinez, Gazeta Si, 2020

Hetimi ndaj ish-diplomatit gjerman ka shkaktuar shok në Bruksel dhe ka ngritur shqetësime për spiunazhin kinez dhe aftësinë e BE-së për të ruajtur informacionet të ndjeshme.

I pyetur nga mediat europiane për identitetin e ish-diplomatit, një zëdhënës i Shërbimit Europian për Veprim të Jashtëm (EEAS), tha së: "Personit që po i referoheni është një ish-anëtar i stafit të EEAS, i cili u tërhoq në vitin 2017. Ai ishte Shefi i Delegacionit të BE-së në Republikën e Koresë që nga shtatori i vitit 2015, por u iu mohua më pas qëndrimi nga Seuli zyrtar për ceshtje sigurie. Ai më pas u rikthye në Selinë e KE-së në 2016. "

Dy diplomatë dhe një zyrtar i Komisionit Europian, duke folur në kushte anonimiteti, thanë që diplomati u përjashtua nga Koreja e Jugut për shkak të lidhjeve me Kinën.

Shërbimi Europian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) ka pranuar se qindra spiunë rusë dhe kinezë janë vendosur muaj e fundit në Bruksel. Duke cituar diplomatë të ndryshëm të kësaj agjencie, gazeta gjermane, “Ëelt am Sonntag” raporton se aktualisht rreth 250 spuiunë kinezë dhe 200 spiunë rusë janë vendosur në kryeqytetin evropian.

Zyrtarët zbuluan se i kanë paralajmëruar të mos i afrohen mjediseve të caktuara rreth zyrave të BE-së, duke përfshirë restorantet dhe kafenetë e njohura në afërsi të ndërtesës së Komisionit Europian. Spiunët thuhet se veprojnë falë mbrojtjes diplomatike nga ambasadat e vendeve të tyre ose në misionet tregtare në BE-së.

Bruksel, Gazeta Si, 2020

Si e spiunon Kina BE-në?

Ekspertët kanë ngritur prej kohësh alarmin se Kina ka një numër të madh të agjentëve Bruksel, të cilët kanë filluar të bashkëpunojnë kohët e fundit edhe me inteligjencën ruse.
Skandali i ish-diplomati gjerman vjen në një moment shumë delikat për marrëdhëniet Pekin-Bruksel, pas skandalit se Kina kishte përgjuar mijëra komunikime elektronike të zyrtarëve europianë.

Një raport i publikuar nga Shërbimet e Inteligjencës Lituaneze vitin e kaluar ishte i pari që ngriti alarmin për rrezikun e spiunazhit kinez, duke paralajmëruar ambiciet ekonomike dhe politike të Kinës në Lituani dhe vendet e tjera anëtare të NATO-s dhe të BE-së po rriten. Sipas inteligjencës lituaneze aktivitetet e inteligjencës kineze dhe shërbimet e sigurisë janë bërë “gjithnjë e më agresive”.

Darius Jauniskis, kreu i Departamentit të Sigurisë Shtetërore të Lituanisë njofti se vendi i tij po analizon tani më rrezikun që vjen nga gjiganti kinez Huawei në kontekstin e shqetësimeve të spiunazhit.

Në Poloni, kompania u përball me akuza spiunazhi pasi një punonjës i Huawei u arrestua nga forcat e inteligjencës. Si kundërpërgjigje, Polonia paralajmëroi se mund të konsiderojë ndalimin e produkteve Huawei t brenda territorit të saj.

Masa të ngjashme duket se ka marrë edhe Italia fqinje, Ministria italiane e Mbrojtjes ka deklaruar se do të anulojë kontratat e nënshkruara tashmë me gjigantin kinez.

Arrestimi i Sabrina Meng Wanzhou, drejtueses së kompanisë Huawei ka bërë që një sërë analistësh të ngrenë alarmin se Kina i ka përdorur celularët për përgjime civile dhe diplomatike.

Prapa aferës Huawei mund të zhvillohet një operacion inteligjence i koordinuar nga Pekini për të përgjuar fuqitë kryesore botërore, në dëm të industrisë dhe të mbrojtjes perëndimore.

Shumë zyrtarë europianë i frikësohen cenimit të sigurisë kombëtare duke ngritur aludime se kompania Huawei mund të përdorë smartfonët dhe mjetet elektronike për të kryer aktivitete spiunazhi teknologjik si në aspektin civil, ashtu edhe në atë ushtarak.

Përveç Lituanisë dhe Polonisë, janë zbuluar edhe provat të tjera të përfshirjeje së Huawei në operacione spiunazhi, pasi kohët e fundit edhe agjencitë australiane kanë shfaqur shqetësime ndaj celularëve kinez, duke deklaruar se Huawei përbën një kërcënim emergjent. Po ashtu edhe FBI-ja deklaron se ka interceptuar një numër të madh emailesh dhe mesazhesh midis agjentëve kinezë, duke zbuluar kështu detaje të jashtëzakonshme të funksionimit të brendshëm të operacioni të spiunazhit të ndërmarra nga Kina.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë