Analize

“Kina i ka duart me gjak!” Dosja sekrete zbardh fillimin e pandemisë

Një dosje e agjencive më të mëdha të inteligjencës në botë , akuzon Kinën se “i ka duart me gjak” kur bie fjala tek pandemia e koronavirusit, duke fshehur shpërthimin.

Një dokument prej 15 faqesh, i publikuar nga gazeta australiane “The Saturday Telegraph”, ka hedhur dyshime të rënda për mënyrën sesi Kina trajtoi epideminë vdekjeprurëse. Ky raport zbulon se një laborator në Wuhan, jo shumë larg nga tregu tani famëkeq i gjësë së gjallë, nga ku thuhet se u shfaq virusi, kishte studiuar koronaviruse vdekjeprurëse.

Dosja, e cila është hartuar nga agjencitë e inteligjencës së SHBA-së, Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar, Australisë dhe Zelandën së Re, deklaroi se sekreti i Kinës rreth virusit coi në një rrezik global.

“Pavarësisht provave se virusi transmetohej nga njeri tek njeriu në fillim të dhjetorit, autoritetet kineze e mohuan deri në 20 janar. Organizata Botërore e Shëndetit bëri të njëjtën gjë. Megjithatë, zyrtarët në Tajvan ngritën shqetësime që në 31 dhjetor, ashtu si edhe ekspertët në Hong Kong më 4 janar”, thotë raporti.

Presidenti kinez Xi JJinping, Ggazetta Si, 2020

Ai zbulon se:

  • -Kina mohoi që virusi të përhapet midis njerëzve gjatë fazave të hershme të shpërthimit
  • -Mjekët që flisnin u heshtën ose u "zhdukën"
  • -Një laborator në Wuhan kishte studiuar koronaviruse vdekjeprurëse që e kishin origjinën nga lakuriqët e natës
  • -Kina shkatërroi provat e virusit në laboratorët e saj
  • -Ajo refuzoi të dërgojë mostra për shkencëtarët në të gjithë globin duke punuar në një vaksinë
  • -Pekini vendosi ndalime udhëtimi për njerëzit e vet, por u tha kombeve të tjera kufizime të ngjashme nuk ishin të nevojshme.

Më 14 janar, Organizata Botërore e Shëndetit tha se hetimet paraprake të kryera nga autoritetet kineze nuk kanë gjetur prova të qarta të transmetimit nga njeriu te koronavirusit, pavarëisisht se provat tregonin të kundërtën.

Dosja e inteligjencës diskutoi gjithashtu për "zhdukjen" e mjekëve që u përpoqën të flasin për virusin, shkatërrimin e provave në laboratorë dhe refuzimin e dhënies së mostrave për shkencëtarët që po punonin për një vaksinë. Dosja ndaj edhe detaje, Kina filloi censurimin e lajmeve për virusin nga 31 dhjetori.

Sipas dokumentit, vendi fshiu termat "variacionin i SARS", "tregu i Wuhanit" dhe “pneumonia e panjohur e Wuhanit" nga motorët e kërkimit. Raporti diskuton gjithashtu se si Kina vendosi ndalime të udhëtimit për njerëzit e saj, por u tha vendeve të tjera kufizime në lëvizje nuk ishin të nevojshme.

"Miliona njerëz u larguan nga Wuhani pas shpërthimit dhe para se Pekini të bllokonte qytetin në 23 janar", thuhet në dokument. "Përgjatë shkurtit, Pekini i shtyu SHBA-në, Italinë, Indinë, Australinë, fqinjët e Azisë Juglindoretë mos mbrojnë veten përmes kufizimeve të udhëtimit, edhe pse vendosi kufizime të mëdha në shtëpi."

Deri më tani shkencëtarët thonë se virusi erdhi nga tregu i gjësë së gjallë, por agjensia më e lartë e inteligjencës amerikane konfirmoi dje se po heton nëse shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një aksident në një laborator të Wuhan.

Të enjten, Presidenti Donald Trump tha se Organizata Botërore e Shëndetit duhet të ketë "turp" dhe theksoi se shërben si një "agjenci shtypi" për Kinën.

Presidenti gjithashtu ka urdhëruar zyrtarë të lartë amerikanë të gjejnë një mënyrë për të "ndëshkuar" Kinën për fshehjen e pandemisë së koronavirusit.

Trump dhe ndihmësit e tij kanë diskutuar privatisht heqjen e Kinës nga "imuniteti sovran", duke synuar që qeveria amerikane ose viktimat të padisin Kinën për dëmet. Ekspertët kanë paralajmëruar se masa ka të ngjarë të shkatërrojë ekonominë botërore dhe të prishë marrëdhëniet e tensionuara diplomatike midis Uashingtonit dhe Pekinit.

Mundësia e anulimit të borxhit amerikan ndaj Kinës është po ashtu duke u konsideruar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë