Ngjarje

Kim: Të hënën 800 trupa amerikane zbarkojnë për stërvitjen më të madhe ushtarake në Ballkan

Në kuadër të stërvitjes ushtarake “Defender 21”, Ambasadorja amerikane Yuri Kim, në një postim në Twitter ka shkruar se të hënën vijnë në Shqipëri mbi 800 trupa amerikane. Diplomatja amerikane ka shtuar se mijëra të tjera do të pasojnë për stërvitjen më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor.

Stërvitja “Defender21″do të zhvillohet nga 1 maj- 14 qershor të këtij viti dhe do të shtrihet në disa vende të Ballkanit dhe të Detit të Zi. Në të do të marrin pjesë mbi 17 mijë trupa amerikane dhe 14 mijë të tjera nga 26 vende anëtare të NATO-s.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë