Gazeta Si - Në një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja dhe prokurorët e tjetrë të Prokurorisë së Posaçme, ambasadorja amerikane Yuri Kim tha se SHBA do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e plotë të reformës në drejtësi.
“U takova me kreun e SPAK, Arben Kraja dhe prokurorët për të ritheksuar mbështetjen e SHBA për punën e tyre të rëndësishme. Pavarësisht kërcënimeve apo tentativave për presion, SPAK është i përqendruar në ofrimin e më shumë rezultateve që tregojnë se askush, pa marrë parasysh nivelin apo pasurinë e tij, nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri”, - shkroi ajo në Twitter.
1/2 Met @SPAK_Albania @KrajaArben1 & prosecutors to reiterate 🇺🇸 support for their important work. Despite threats & attempted inducements, SPAK is focused on delivering more & more results that show no one - no matter their rank or wealth - is above the law. No more impunity. pic.twitter.com/VqVy8TKVqE
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) November 3, 2022
Në një postim në rrjetet sociale, Kim u shpreh se pandëshkueshmëria dhe mënyrat e vjetra duhet të marrin fund.
“Mënyrat e vjetra duhet të marrin fund në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara, të bëhet anëtare e plotë e BE-së, në mënyrë që qytetarët e rregullt të marrin frymë lirisht dhe të bëjnë një jetë më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre. SHBA do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e plotë të Reformës në Drejtësi. Le të vazhdojmë përpara së bashku”, u shpreh Kim.
Pjesë e takimit kanë qenë edhe 3 kandidatët zyrtarë për kreun e ri të SPAK-ut, Adnan Xholi, Edvin Kondili dhe Altin Dumani.
Kreu aktual i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja është në muajin e fundit të mandatit të tij në krye të institucionit, ndërsa Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur procedurat për përzgjedhjen e titullarit të ri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.