Lojëra me Dore

Khaçanov dhe Ribakina janë gjysmëfinalistët e parë të Australian Open

Gazeta Si - Karen Khaçanov është gjysmëfinalisti i parë i Australian Open. Rusi fitoi ndaj Sebastian Kordas (7-6, 6-3, 3-0 i tërhequr). Dy setet e para u mbyllën në favor të kokës së serisë numër 18, që më pas përfitoi edhe nga tërheqja e rivalit për një problem fizik. Tani Khaçanov pret fituesin e çiftit Tsitsipas-Lehecka.

Seti i parë i ndeshjes ishte i luftuar. Khaçanov e vuri në vështirësi Kordan, që gjithsesi arriti ta mbante lojën në ekuilibër. Shkoi me ‘tie-break’, ku rusi ishte vendimtar, duke fituar 7-5. Seti i dytë ishte i gjithi për Khaçanov, me Kordan që shfaqi probleme dhe më pas u kuptua pse. Ai kërkoi ndërhyrjen e mjekëve. Në setin e tretë, kur rezultati ishte 3-0, Korda u tërhoq.

Buzëqesh Elena Ribakina, që mundi Jelena Ostapenkon 6-2 dhe 6-4, duke shkuar në gjysmëfinale të Australian Open. Asnjëherë nuk u vu në diskutim suksesi i kazakes, kokë serie numër 22. Ajo pati besim të madh në vetvete, pasi kishte eliminuar Shviatek. Ribakina, gjysmëfinalistja e parë, e mbylli ndeshjen pas një ore e 19 minutash lojë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë