Shendet

Këto mund të jenë shenjat e hershme të Parkinsonit

Lëvizni shumë kur flini gjumë, apo shpesh herë nuk ndjeni aromën e parfumit tuaj të preferuar? Të dhëna të reja për sëmundjen e Parkinsonit tregojnë se këto dhe shenja të tjera, janë tregues se mund të jeni në rrezik të madh për zhvillimin e kësaj sëmundje në të ardhmen.
Kur njerëzit flasin për sëmundjen e Parkinsoni, imazhi që më shpesh i’u vjen në mëndje është një person i moshuar që dridhet dhe ka vështirësi të lëvizë. Dridhja dhe dobësimi i nervave janë dy nga simptomat identifikuese të kësaj sëmundje, por kërkimet gjatë këtyre 15 viteve të fundit kanë treguar se ka edhe shenja të tjera që tregojnë rrezikun e zhvillimit të sëmundjes. Katër prej tyre janë:

Humbja e ndjesisë së nuhatjes
Një tregues fillestar i sëmundjes është humbja e ndjesisë së nuhatjes. Rreth 90 për qind e persona të cilët janë diagnostikuar me Parkinson, nuk arrijnë të dallojnë erëra të ndryshme.

Gjumë i keq
Nëse njerëzit janë të predispozuar të bëjnë një gjumë të keq gjatë natës, janë të rrezikuar nga zhvillimi i sëmundjes. Një ndër çrregullimet më të gjendura tek njerëzit është edhe lëvizja e shpeshtë e syrit, përpara gjumit dhe ecja pa vetëdije gjatë natës. Sipas një studimi të fundit kjo gjendje është e rrallë, por njerëzit që kanë këtë problem, në moshë madhore do të preken nga Parkinsoni.

Kapsllëku
Problemet me tretjen dhe lëvizjen e zorrëve, janë një tjetër problem që mund të shkaktojnë sëmundjen e Parkinstnit. Ndryshe nga simptomat e mësipërme, kapsllëku është një gjendje shëndetësore e cila ndodh për një sërë arsyesh, kështu që ekspertët shpjegojnë se vetëm rastet e veçanta kur njerëzit e përjetojnë këtë gjendje gjatë gjithë kohës atëherë janë të rrezikuar.
Kapsllëku mund të jetë në fakt një nga karakteristikat më të hershme, që ndodhin deri në 20 vjet para se të diagnostikohet Parkinson.

Ankthi dhe depresioni
Ndjenja e ankthit ose e depresionit, është një nga problemet më të mëdha që mund të çojë drejt kësaj sëmundje. Ekspertët mendojnë se kjo ndodh për shkak të ndryshimeve në bilancin e aktivitetit kimik në tru dhe se këto ndryshime fillojnë deri në dhjetë vjet para se njerëzit të diagnostikohen me Parkinson.
Është e rëndësishme të mbani mend se ka shumë arsye pse kombinimi i këtyre ndryshimeve mund të ndodhë. Gjithashtu, duhet të dini edhe faktin se nëse i keni të gjithë këto simptoma, kjo nuk do të thotë që ju me siguri do të jeni të rrezikuar nga kjo sëmundje. Por, ka dëshmi se shumica e njerëzve që janë diagnostikuar me Parkinson, kanë përjetuar të gjitha këto gjendje shëndetësore./CNN/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë