Gazetarja Alicia Taylor jetonte prej vitesh në Shqipëri, ku ka njohur edhe partnerin e saj, nga i cili pret një fëmijë. Gazetarja u bë fillimisht e njohur për publikun shqiptar në momentin që nisi karrierën e saj në Shqipëri si blogere e “The Balkanista” i cili vazhdimisht sjell lajme ku promovohet turizmi, kultura dhe zakonet shqiptare. Por bashkëpunimi me Russia Today dhe raportet për zhvillimet e fundit në Shqipëri për televizionin rus që financohet nga Kremlini bënë që autoritetet shqiptare ti refuzojnë rinovimin e lejes së qëndrimit dhe sipas saj ky vendim është politik, pasi ka lidhje me qëndrimet e ashpra që ajo ka shprehur vazhdimisht për politikën shqiptare. Lajmi u bë i ditur nga vetë gazetaria me anë të rrjeteve sociale.
Por përpos reagimeve të shumta publike të gazetares, një raportim nga Këshilli i Europës thotë se rasti i Alice Taylor është “ngacmim dhe kërcënim i gazetarëve. Ndër të tjera thuhet se gazetarja është bërë shënjestër e një fushate shpifjesh dhe bën thirrje se kjo është shkelje e lirisë së medieve dhe cenon mbrojtjen e gazetarisë dhe sigurinë e gazetarëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.