Prodhuesi shtetëror i energjisë në Shqipëri, KESH, po punon për një plan që mbulon deficitin e energjisë elektrike nëpërmjet kontratave të importit një deri në tre vjet, apo edhe pesë vjet.
Financat e shtetit shqiptar janë nën presion të madh. Vendi prodhon pothuajse të gjithë energjinë e tij elektrike në hidrocentrale, por thatësirat rekord kanë shtrënguar në mënyrë drastike hapësirën e manovrimit për KESH, të kontrolluar nga qeveria. Edhe në kushtet më të mira, mund të mbulojë vetëm 75% të kërkesës së brendshme.
Për më tepër, një vit e gjysmë pas krizës energjetike, çmimet e larta të energjisë elektrike të importuar kanë dëmtuar buxhetin në një nga vendet më të varfra të Europës. KESH po përgatit një ndryshim strategjie, sipas administratorit Ergys Verdho. Ai tha se operatori i hidrocentralit është në bisedime me furnizuesit e huaj për nënshkrimin e kontratave një deri në tre apo edhe pesë vjet për blerjen e energjisë elektrike.
Verdho zbuloi se plani mund të implementohet vitin e ardhshëm. Por situata në tregje duhet të qetësohet pak, jo vetëm për shkak të nivelit të çmimeve, por për shkak të luhatshmërisë së tyre.
Ai theksoi se Shqipëria është e vendosur të parandalojë mundësinë e ndërprerjeve të energjisë elektrike.
Shqipëria pret 80 milionë euro ndihmë nga Komisioni Europian, vitin e ardhshëm.
Qeveria ishte gati të vendoste një tarifë shumë më të lartë për konsumin e energjisë elektrike në familjet që konsumonin mbi 800 KWh në muaj, por kushtet e favorshme të motit e shtynë atë të vononte këtë lëvizje. Ndërkohë, Shqipëria po vijon me projekte që do të diversifikojë furnizimin me energji elektrike, me fokus energjinë diellore./Balkanenergynews
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



