Shendet

Kërpudhat magjike që shërojnë depresionin

Shkencëtarët kanë treguar se për pesë vitet e ardhshme nuk do të jetë e nevojshme të përdorim medikamente për të shëruar depresionin.
Robin Carhart-Harris, kreu i qendrës për kërkime psikologjike “Imperial College” në Londër, ishte i pari që insistoi për të kryer kërkimet mbi kërpudhat e quajtura “psilocybin”. Sipas vëzhgimeve të ekipit të tij, këto kërpudha mund të lehtësojnë gjendjen depresive tek njerëzit më shpejtë se medikamentet standarde.

Megjithësenuk kanë dalë rezultatet përfundimtare, shkencëtarët pohojnë se pacientët që vuajnë nga depresioni ndjehen më mirë teksa konsumojnë kërpudhat. Carhart-Harris një prej anëtarëve të ekipit, tha se ka shanse të mëdha që gjendja e depresionit të largohet për pesë vitet e ardhshme vetëm falë këtij produkti.

Gjtihashtu, ai shpreh se anidepresantët kanë një sërë efektesh anësore, duke filluar kështu me varësinë që shkaktojnë nëse i merr me doza të mëdha. Studimi nga qendra Imperial është një ndër të parët që krahason efektin e kërpudhave me ilaçet kundër depresionit. Depresioni është një sëmundje që gjendet tek të gjithë njerëzit në botë, duke filluar që nga adoleshentët.
Në këtë studim, morën pjesë 60 pacientë të cilët ishin identifikuar me depresion të rëndë. Pjesëmarrësit u zgjodhën rastësisht dhe një pjesë prej tyre do të përdorte anti depresantët që përdoren zakonisht dhe një pjesë tjetër do të përdorte kërpudhat. Rezultatet e e studimit ende nuk kanë dalë plotësisht, por Dr Carhart-Harris tregon se me vëzhgimet e deri tanishme kërpudhat janë cilësuar vërtetë si një magji nga të afërmit e pacientëve. “Kur pyesim pacientët që përdorin medikamentet, ata thonë se ndjehen të hutuar, ndërsa kur flasim me pacientët që kanë konsumuar kërpudhat, ata flasin më ndryshme, janë më të qetë dhe optimistë. Kjo gjendje duket qartë se vjen nga efekti i kërpudhave,” shtoi ai.
Ekspertët kanë bërë me dije se trajtimi mund të mos jetë i përshtatshëm për të gjithë, si janë ato që kanë kaluar nga faza e depresionit në një fazë më të rëndë psikologjike, ndërkohë që Qendra Imperial gjithashtu po kryen kërkime paralele nëse kërpudhat kanë efekte anësore. /Daily Mail/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë