Kërpudhat “magjike”, janë kërpudha të egra të cilat përmbajnë dy përbërës që janë cilësuar si psikoaktive dhe një drogë haluçinogjene, të quajtura psilocybin dhe psilocin. Kërpudha psilocybin, rritet në mbarë botën, por e kanë origjinën që prej Egjiptit dhe është i vetmi vend ku gjenden në sasi të mëdha. Përbërësi psilocybin është gjetur për herë të parë në vitin 1958 nga Albert Hofmann, i cili zbuloi gjithashtu diethylamide acid lysergic e quajtur ndryshe LSD. Lysergic acid diethylamide është një drogë gjysmë sintetike e prodhuar nga acidi lisergjik, i cili gjendet në një kërpudhë që rritet në bimën e thekrës dhe drithëra të tjera. LSD-ja, e cila zakonisht quhet edhe “acidi”, është një prej drogave halucinogjene më të fuqishme
Përgatitja e këtyre kërpudhave përkon me tharjen fillimisht të tyre dhe më pas konsumohen duke i përzier në ushqime ose pije. Në studimin e fundit që është kryer për këtë produkt, është vërtetuar se disa pacientë që janë trajtuar me psilocybin kanë reduktuar simptomat e depresionit disa javë pas përdorimit. Të dhënat e studimit që përfshin trajtimin e 20 njerëzve me depresion, të cilët morë dy doza të psilozybin, 10 mg dhe 25 mg në javë. Rreth 19 pjesëmarrës kryen skaner të trurit, para dhe pas përdorimit për të parë si funksionon truri me këtë produkt. Në bazë të skanimeve MRI u vu re një rrjedhje e reduktuar e gjakut në “korteks”, pjesa e trurit përgjegjëse për identifikimin e informacionit dhe toneve muzikore, por më e rëndësishme është se pacientët kishin edhe një rrjedhë të reduktuar të gjakut në “amygdala”, e cila i takon pjesës emocionale të trurit dhe vepron si një “alarm nervor” dhe ka të bëjë me kontrollin e sjelljes dhe emocionet njerëzore.
Kërpudhat magjike nuk janë të ligjshme, pasi përmbajnë dy përbërës të cilësuar si psikoaktive, kërpudhat nuk janë të ligjshme njëjtë si drogat. Edhe pse ka studime të shumta që kërpudhat psilocybin nuk janë të rrezikshme për shëndetin, ato janë të ndaluara dhe çdo konsumator mund të dënohet në momentin që i provon. Shkencëtarë të ndryhem e kanë cilësuar, të nevojshëm ndalimin e përdorimit të tyre sepse duhen shumë njohuri për këto kërpudha në mënyrë që të bësh dallimin se cila është e duhura. Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve në SHBA, ka deklaruar se shumë njerëz i kanë ngatërruar këto kërpudha, duke marrë kështu sasinë e përmbajtjes psikoaktive. Konsumimi i kërpudhave të gabuara mund të rezultojë në një përvojë të frikshme, duke shkaktuar halucinacione dhe ankth. Gjithashtu, në disa raste ka shkaktuar edhe konvulsione(një ndryshim i kufizuar i aftësive motorike të njeriut që vjen prej aktivitetit elektrik anormal në tru).
Në një tjetër studim, ku shkencëtarët e Pharm Chem Street Drug Laboratory, verifikuan të gjitha mostrat që jepeshin nëpër rrugë si kërpudha psilocybin, të cila janë vërtetuar si të shëndetshme për shëndetin mendor, rezultoi se nga 886 mosta, 252 (28%) ishin haluçinogjene, 275 (31%) ishin kërpudha që përmbanin LSD) ndërsa 328 (37%) nuk përmbanin asnjë ilaç fare. Duke qenë se kryhen edhe manifestime të tilla Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve do të krijojë vetë medikamentet e duhura që përmbajnë këtë produkt efektiv për shërimin e depresionit dhe prej kohës i ka dhënë statusin e “përparuar” kësaj kërpudhe dhe kjo do të thotë një avancim në sistemin e aprovimit të ilaçeve. Nevojiten më shumë hulumtime në lidhje me efektin e kërpudhave magjike dhe ilaçeve të krijuara nga ato, por administrata kërkon heqjen e barrierave ligjore. Kohët e fundit ajo ka deklaruar se duhet të demikralizohen kërpudhat magjike dhe nuk duhet të ndëshkohen njerëzit për marrjen e tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.