Drejtësia

Kërkon njohje të paraburgimit, shtyhet sërish seanca për ish-ministrin Saimir Tahiri

Gazeta Si – Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre.

Tahiri i dërgoi 2 muaj më parë një kërkesë Gjykatës së Elbasanit për njohjen e kohës së paraburgimit.

Këtë të enjte, seanca është shtyrë, pasi gjyqtari Elton Frashëri ka kërkuar kohë të njihet me dosjen, pasi u zëvendësua me Elis Dinen.

Seanca e radhës do të mbahet me 17 janar 2022. Tahiri i kërkon Gjykatës së Elbasanit njohjen e periudhës afro 3-vjeçare që thotë se është paraqitur në “shërbimin e provës” pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë dhënë në Shtator të 2019-ës.

Njohja e periudhës së shërbimit të provës do t’i ulte 1 vit e 6 muaj burg dënimin ish-ministrit, i cili që prej shkurtit të këtij viti po vuan një dënim të formës së prerë.

Më 4 shkurt të këtij viti, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dënoi Tahirin me 5 vite burg me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për “shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

Pas transferimit nga institucioni i vuajtjes së dënimi në Rrogozhinë, Tahiri po vuan dënimin e formës së prerë në burgun e Kosovës në Lushnjë.


Copyright © Gazeta “Si”


3 përgjigje te “Kërkon njohje të paraburgimit, shtyhet sërish seanca për ish-ministrin Saimir Tahiri”

  1. Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.

  2. I don’t think the title of your article matches the content lol. Just kidding, mainly because I had some doubts after reading the article.

  3. Shtyrjet e njëpasnjëshme e bëjnë edhe më të rëndësishme që gjykata ta shqyrtojë dosjen me kujdes dhe palët të marrin një vendim të arsyetuar. Për një projekt ndërtimi, do të provoja edhe një mjet për të llogaritur cost of concrete per cubic yard, që të shmangen vlerësimet e pasakta të kostos. cost of concrete per cubic yard

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë