Drejtësia

Kërkon lirimin nga arrest me burg, Vangjush Dako del para gjykatës më 18 korrik

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, pritet të dalë  para togave të zeza me 18 korrik, ditën kur është caktuar seanca gjyqësore në Apelin e GJKKO-së, lidhur me kërkesën e tij për lirimin nga arrest me burg.

Vangjush Dako u arrestua në 6 qershor me urdhër të SPAK për shpërdorim detyre.

Gjatë dëshmisë së tij para gjykatës ish-kryebashkiaku i Durrësit ka dhënë sqarime, në lidhje me tenderin për projektin qe lidhet me zhvillimin e vijës bregdetare nga zona e Brrylit deri në Currila, me pretendimin se nuk ka pasur dijeni dhe se gjithçka ka qenë në dorën e specialistëve.

Pavarësisht shpjegimeve të tij, GJKKO caktoi masën e arrestit me burg për ish kryebashkiakun që drejtoi Durrësin gjatë viteve 2007-2019.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë