Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e për lirim nga burgu të Saimir Tahirit. Ky është vendimi përfundimtar dhe që vulos dënimin me burg të ish-ministrit të Brendshëm.
Saimir Tahiri dorëzoi në prill rekursin në Gjykatën e Lartë duke kërkuar që të shpallet i pafajshëm për akuzat e ngritura nga ana e prokurorisë së posaçme.
Në dokumenta, Saimir Tahiri ka kërkuar nga gjykata pezullimin e dënimit me burgim. Ai thekson se ky vendim ka cenuar interesat e tij. Po ashtu Tahiri kërkoi nga Gjykata e Lartë që të prishë vendimin e gjykatës së posaçme të Apelit të dhënë më 5 Shkurt të këtij viti dhe shpalljen të pafajshëm të Tahirit dhe Celës.
Togat e zeza të kryesuar nga Engert Pëllumbi lanë në fuqi vendimin e shkallës së parë, por me një ndryshim, i hoqën dënimin me kusht dhe e dërguan në qeli për 3 vite e 4 muaj, duke e cilësuar fajtor vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.