Ka ndodhur

Kërkohej për plagosje me armë zjarri, i riu kapet i fshehur në shtëpinë e dajës

Një 27-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i akuzuar për “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtje pa leje”, është arrestuar në Kurbin.

Policia thotë se në kuadër të operacionit të koduar “Sanxhaku”, është vënë në pranga K.K.(I.), 27 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin.

I riu, në 14 gusht të këtij viti, kishte plagosur me armë zjarri për motive të dobëta shtetasin E.P.(T) dhe më pas është fshehur në banesën e dajës së tij, shtetasi A.K.

Gjatë kontrolleve për kapjen e 27-vjeçarit në banesën dajës së tij, i cili u arrestua në flagrancë menjëherë pas ngjarjes më datën 14 gusht 2021, policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se K.K.(I) kishte plagosur 25-vjeçarin E.P.(T).

Gjithashtu, po në banesën e shtetasit A.K, policia gjeti dhe sekuestroi edhe një armë tjetër të llojit pushkë, 8 kallëpe me lëndë plasëse tritol, fitil zjarr-përcjellës, 70 kapsolla detonatore dhe 1.3 kg lëndë narkotike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë