Ka ndodhur

Kërkohej nga Italia për trafik droge, kapet 39-vjeçari në Shëngjin me dokumente false ukrainase

Gazeta Si- Një 39-vjeçar i kërkuar nga Italia për një rast trafiku droge, është arrestuar në Shëngjin gjatë një aksioni të Forcës së Posaçme Operacionale.

Policia tha se në pranga ra 39-vjeçari S.B., i cili fshihej në Shëngjin dhe përdorte dokumente false ukrainase.

Autoritetet gjyqësore në Itali i kanë caktuar 39-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, pasi dyshohet së në bashkëpunim me të tjerë, ka trafikuar nga Belgjika, në Itali, 110 kg lëndë narkotike kokainë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë