Gazeta Si - Një 48-vjeçar dhe dy djemtë e tij janë vënë nën hetim, pasi kanë kërcënuar një shofer fugoni në Tiranë.
Policia tha se 48-vjeçari M.Xh., i cili është administrator i një linje fugonash për transport të qytetarëve, në bashkëpunim me dy djemtë e tij C.Xh., 23 vjeç dhe K.Xh., 21 vjeç të tre nga Tirana, dyshohet se për motive konkurrence, kanë kërcënuar dhe tentuan të ndalonin shoferin e një furgoni të një linje tjetër, shtetasin K.L. Mbi ta rëndon vepra penale “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja”.
Gjithashtu, nisi procedimi penal për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, për shtetasin, K.L., 35 vjeç, banues në Peshkopi, shofer fugoni i një linje tjetër për transport qytetarësh, pasi në tentativë për të mos ndaluar fugonin shtetasve të lartëpërmendur, ka aksidentuar lehtë 48-vjeçarin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.