Ka ndodhur

Kërcënoi me jetë bashkëjetuesen, arrestohet 32-vjeçari në Durrës dhe i vëllai i tij

Policia e Durrësit ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale, pasi një qytetare ka kërkuar ndihmë se po kërcënohej për vrasje nga bashkëjetuesi i saj.

Policia ka arrestuar bashkëjetuesin e saj Lulëzim Doko alias Kurti dhe të vëllain e tij 35-vjeçar Altin Kurti, ndërsa ka shpallur në kërkim dy shokë të tij Meti Lika dhe Ergi Hidraliu për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit në banesën e tij në Durrës dhe Tiranë janë sekuestruar 2 armë zjarri kallashnikov, 2 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 2 automjete.

Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë