Ngjarje

Kërcënohet me jetë Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë përmes një mesazhi në anglisht në rrjetin social Twitter

Burime për Gazetën “Express” thanë se mesazhi kërcënues ndaj kryeparlamentares Vjosa Osmani nuk është denoncuar nga ajo, por nga stafi i saj.

“Sheshi ‘Ibrahim Rugova’, Prishtinë, 23.06.2020-16:37. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në llogarinë e rrjetit social Twitter ka ardhur një kërcënim në gjuhën angleze. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë