Mode

Këpucët me ar dhe diamante, më të shtrenjtat në botë

Këpucët që shihni në foto janë nga 15 karatë secila dhe kjo nuk është shaka. Janë cilësuar si këpucët më të shtrenjta në botë dhe kushtojnë 17 milion dollarë.

Këto këpucë u lançuan të mërkurën në Dubai dhe përbëhen prej ari dhe diamante të vërteta. Këpucët  të cilat kanë marrë rreth 9 muaj kohë për tu krijuar, janë quajtur ‘Passion Diamond Shoe’.

Këto take janë prezantuar në hotelin luksoz Bujr AL Arab në Dubai. Taket janë dizajnuar dhe krijuar në Itali, ato përbëhen nga 236 diamante së bashku me dy diamante të përsosura të nivelit më të lartë. “Taket kanë dy diamante të përsosura të cilësisë së lartë. Janë shumë të veçanta, ndaj edhe kushtojnë kaq shumë. Këto këpucë janë të përbëra me 236 diamante, të cilat i bëjnë këto aksesorë të përsosur.” Tha dizajnierja e këpucëve  Maria Majari.

Gjithashtu dizajnierja tha se për të parandaluar imitimet të tjera, brenda këpucëve është vendosur  logoja e firmës e cila është prej ari.  Logoja është e hollë dhe nuk krijon asnjë lloj shqetësimi  në veshjen e këpucëve.

Siç dihet Dubai është qyteti i milionerëve dhe miliarderëve, ne kemi vërejtur se është një treg potencial prandaj investojmë”, tha Hemant Karamchandani, themelues i kompanisë së stolive.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë