Ngjarje

Keni temperaturë dhe dhimbje fyti? Shefi i Urgjencës tregon mjekimet në kushte shtëpie

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj shpjegon të gjitha hapat që duhet të ndjekin qytetarët kur kanë simptoma si temperaturë, dhimbje fyti, vështirësi frymëmarrje dhe disa simptoma të tjera. Në një intevistë televizive për Report TV, Brataj shprehet se këto masa merren si parandaluese dhe vetëm nëse ka një përkeqësim të situatës do të kenë mundësi të marrin menjëherë në telefon në numrin 127.
“Qytetarët duhet të telefonojnë 127 vetëm nëse kanë vërtetë nevojë. Përsa i përket personave të infektuar deri në këtë moment janë në gjendje stacionare, nuk ka përkeqësim të tyre. Duke parë eksperiencën e Kinës dhe Italisë në këto ditë edhe pse u vendosën masa të rrepta në Tiranë dhe Durrës njerëzit janë spostuar drejt qyteteve të tjera ku nuk ishte e ndaluar lëvizja. Ky ishte edhe gabimi që bëri Italia, derisa u shpall zonë e kuqe e gjitha. E njëjta gjë ndodhi edhe në vendin tonë. Numri i të infektuarve normal që do të rritet për arsye të shkaqeve që thamë pak më parë.”, theksoi Brataj.
Si duhet të veprojnë qytetarët kur kanë simptoma?
Personat që kanë ardhur nga Italia dhe personat që e dinë se kanë qenë të infektuar me COVID-19 nuk duhet të kërkojnë më tampona sepse nuk ka më sens. Nëse këta persona kanë këtë histori udhëtimi apo kontakti me persona të infektuar dhe kanë simptoma si temperaturë dhe do të zgjasë më shumë se dy ditë më poshtë se 38.5 ju këshillohet që të marrin paracetamol 500 deri në 1000 milgram sipas peshës. Kryesisht të rriturit duhet të marrin 1000 miligram, sepse ata ritelefonojnë sërish, pasi janë të shqetësuar pasi nuk ju ulet temperatura.
Temperatura nuk ulet, pasi doza është e ulët. Prandaj janë të këshilluar të marrin 1000 miligram. Nëse temperatura është mbi 38.5 janë të këshilluar të marrin 400-600 miligram. Në qoftë se shfaqen simptoma qytetarët duhet të marrin shurup për qetësimin e kollës. Të marrin si terapi mbështetëse duhet të marrin vitaminë C dhe B, çaj, lëngje frutash, ujë, ushqime të shëndetshme dhe mbi të gjitha fruta dhe perime. Nëse qytetarët i kanë të avancuara simptomat, si vështirësi në frymëmarrje, kur nuk mbushen dot me frymë, duhet të konsultohen me mjekun e thirrjes për të marrë si terapi edhe antibiotik. Nëse problemet me frymarrjen vështirësohen duhet të merret 127 për t’u shoqëruar drejt spitalit.
Nëse qytetari do të ketë dhimbje fyti, këshillohet ‘spraj propolis’ ose ‘brufen’ 400- 600 miligram të paktën për tre ditë, dy deri në tre herë në ditë pas ushqimit. Një gjë tjetër shumë e rëndësishme është se nëse personat do të kenë edhe të dridhura do të thotë se do të rritet temperatura dhe nuk këshillohet mbulimi me rroba apo batanije i tyre, përkundrazi duhet të matet temperatura dhe të bëhet trajtimi i tyre me antibiotik. Nëse nuk ulet temperatura duhet të përdorim kompresa me ujë të vakët në sqetulla, në qafë, në ballë për të ulur temperaturën e brendshme të organizimit. Në qoftë se qytetarët do të kenë diarre, pra bark, atëherë përdorin ‘Loperaminë’ ose ‘Fustopak’. Nëse do të kenë dy ose tre dalje në banjë atëherë qytetarët duhet të marrin 2 kokrra ‘Loperaminë’ më pas nga një. Nëse do të kenë të vjella qytetarët duhet të marrin ‘ Reglanë’, ‘Demoprazolë’.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë