Nga Gazeta ‘Si’- Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) apeloi sot qytetarët duke tërhequr vëmendjen mbi rritjen e rasteve të mesazheve mashtruese (SMS), të njohura si smishing, të cilat paraqiten si komunikime zyrtare nga institucione publike, banka apo kompani shërbimesh.
Sipas AKSK-së këto mesazhe synojnë të manipulojnë përdoruesit përmes krijimit të ndjenjës së urgjencës apo besimit, duke i drejtuar ata drejt faqeve të rreme (phishing) me qëllim përvetësimin e të dhënave personale dhe financiare.
AKSK bën thirrje që të mos klikoni linqe të dyshimta, të mos hapni linqe të dërguara përmes SMS, email apo rrjeteve sociale nga burime të panjohura ose të pakonfirmuara.
Mos të ndani të dhëna sensitive si numrin e kartës bankare, CVV / PIN apo OTP (kod verifikimi).
“Formulime si “Keni një pagesë të papaguar”, “Llogaria juaj do të bllokohet” dhe
“Veproni menjëherë” janë shpesh tentativa mashtrimi”, thuhet në njoftim.
Për skemën mashtruese ka reaguar edhe Policia duke theksuar se mesazhe të tilla nuk janë zyrtare.
Blutë u bëjnë apel qytetarëve të mos klikojnë në këto lidhje dhe të verifikojnë çdo informacion vetëm përmes kanaleve zyrtare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje