Shendet

Keni hequr apendicitin? Keni më pak gjasa t’ju prekë Parkinsoni

Shkencëtarët thonë se sëmundja e Parkinsonit mund të jetë e shkaktuar nga apendiciti.

Studimi i ri zbulon se njerëzit që kanë hequr apendicitin janë më pak të prekur nga sëmundja e pashërueshme e Parkinsonit.

Apendiciti për të cilin thuhet se nuk ka asnjë funksion në trupin e njeriut, përmban disa substanca që vret qelizat e trurit. Studiuesit thonë se gjetja e tyre është një dëshmi që tregon se origjina e kësaj sëmundje qëndron jashtë trurit.

Hulumtuesit në Institutin e Kërkimeve Van Andel, në Miçigan, shqyrtuan të dhënat për 1.7 milionë njerëz në mbi gjysmë shekulli.

Studimi i botuar në Jurnal of Medicine, tregoi se rreziku i Parkinsonit ishte 20% më i ulët tek njerëzit që kanë hequr apendisitin.

Studiuesit thanë se proteina toksike që përmban apendiciti është gjetur edhe në trurin e njerëzve të prekur nga Parkinsoni.

Një nga studiueset, Dr Viviane Larie tha se njerëzit nuk duhet të nxitojnë ta heqin apendicitin.

“Do të ishte më mirë të mbahej nën vëzhgim formimi i tepruar i sinukleinës alfa (substanca që shkakton Parkinsonin) për të parandaluar problemet.”

Parkinsoni është sëmundja që sjell çrregullime të lëvizjes në moshën e tretë.

Parkinsoni ndodh kur disa qeliza nervore, të një pjese të trurit, që quhet Substantia Nigra, dëmtohen, ose vdesin. Këto neurone prodhojnë një produkt kimik të njohur si dopaminë e cila ndihmon në koordinimin e lëvizjes së muskujve të trupit. Kur rreth 80% e qelizave që prodhojnë dopaminë dëmtohen ose vdesin, shfaqen simptomat e sëmundjes.

Është një sëmundje, e cila zakonisht prek moshën e tretë, saktësisht moshën  mbi 60 vjeç, sa më shumë mosha rritet aq më shumë ka gjasa të shfaqet kjo sëmundje.

Burrat preken 1.5 herë më shumë se femrat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë