Ana e errët

Këngëtares Maya i vidhet instagrami përmes mashtrimit-Akuzon kosovarin

Mayën e kemi parë e dëgjuar përmes këngës dhe aq sa ajo ka lejuar ajo edhe nga jeta private. Por jo gjithçka i ecën fjollë këngëtares nga Vlora  e cila i ka treguar policisë se se është mashtruar nga një bashkëpunëtor I cili kishte marrë përsipër ta ndihmonte në profilet e saj online. Dhe pasi e ka paguar për këtë shërbim, Mayas I ka dalë duarsh llogaria e saj e Instagramit. Prej andej në këtë faqe asaj i është hequr numri I telefonit dhe emaili. Së bshku me kallëzimin këngëtarja thekson se janë mashtruar edhe persona të tjerë, mes tyre  edhe F. Tafilica.

Burime zyrtare të gazetës Si pohojnë këngëtarja Maya  I është drejtuar policisë për të kërkuar zbardhjen e historisë. “ Kam pasur një adresë instagrami me emrin MayaAlickaj të cilën e kam hapur para katër vitesh”- ka deklaruar ajo pranë krimit ekonomiko- financiar .

 Maya  i shpjegoi policisë se fillimisht në këtë adresë të rrjetit social ka pasur akses vetëm ajo. Deri ditën kur vendosi që llogaria t’i administrohej nga një person tjetër me synim që të ishte me atraktive.

“ Kam komunikuar me një shtetas nga Kosova të cilin e quajnë G. Zejna. Ai është nga Prishtina dhe është 23 vjeç’ kujton këngëtarja

Sipas policisë komunikimi mes të dyve u krye përmes Ëhats up dhe viber. “I dërgova gjithsej 400 euro për të kryer verifikimin e adresës sime . I dërgova fjalëkalimin  e instagramit “

Por sipas këngëtares , pas këtij çasti, 23 vjeçari i ka hequr menjëherë administrimin e adresës dhe po ashtu ka fshirë nga adresa edhe numrat e telefonit dhe te emailit të saj, duke e kthyer në një llogari të padisponueshme për të ndonëse sakaq vazhdon të jetë aktive.

Policia pranon se veç administrimit të të dhënave kompjuterike ka pyetur edhe F. Tafilicën që pranon se e ka paguar 23 vjeçarin përmes bankës me shumën e 320 eurove. “ Kam pasur adresën myspatirana deklaron në policinë e Tiranës Tafilica dhe komunikova me Zejnën në numrin e tij të telefonit për të verifikuar adresën duke e paguar 320 euro”

Policia i tha jo zyrtarisht për gazetën “Si” se pas këtyre dy kallëzimeve , do të referojë dosjen në prokurori për mashtrim dhe hyrje e paautorizuar kompjuterike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë