Muzike

Kënga e yllit të ri shqiptar në filmin e Netflix

“Glory Days” është kënga e këngëtares shqiptare Enisa Nikaj  e cila do të përdoret  në filmin e Netflix  “Miss Virginia”.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtarja  nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Twitter.  Këngëtarja ka shkruar se këtë këngë e ka shkruar para 5 vitesh brenda 10 minutave dhe nuk e kishte menduar kurrë se kjo këngë do të kishte sukses kaq të madh. Gjatë vitit të kaluar, Enisa krijoi këngën “Something Beautiful” të cilën ua dedikoi viktimave të tërmetit në Shqipëri dhe të ardhurat nga shitja e këngës do t’i dhuroheshin të prekurve nga tërmeti.  

Nikaj ka lindur në Brooklyn dhe nisi të bënte ëndrrën e saj realitet  duke nënshkruar një kontratë me shtëpinë diskografike “Atlantic Records”.

Fillimisht Enisa  u bë e njohur në “Instagram”  për zërin e veçantë që kishte dhe më pas ajo krijoi një llogari në Youtube, ku ka 148 mijë ndjekës.

Në intervista të ndryshme për mediat  Enisa është shprehur se ajo frymëzohet nga Justin Timberlake, Frank Sinatra, Amy WineHouse dhe  Adele e Coldplay. Kohët e fundit këngëtarja ka kontaktuar me disa producentë të mëdhenj në New York.

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë