Bota

“Kemi arritur një marrëveshje”/ Trump pezullon tarifat drastike ndaj Kanadasë

Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të shtyjë me tre ditë vendosjen e tarifave të reja prej 50% ndaj një game të gjerë mallrash kanadeze, teksa SHBA dhe Kanadaja po përpiqen të finalizojnë një marrëveshje tregtare.

“Kam pezulluar tarifat 50% ndaj Kanadasë, të cilat duhej të hynin në fuqi nesër në mëngjes, për një periudhë tre ditore, bazuar në faktin se Kanadaja dhe SHBA-ja, në pritje të finalizimit të dokumenteve, kanë një marrëveshje”, shkroi Trump në rrjetet sociale.

Vendimi u njoftua më pak se dy orë përpara se tarifa e re të hynte në fuqi dhe të prekte rreth 20 miliardë dollarë importe kanadeze.

Trump dhe kryeministri kanadez Mark Carney kanë zhvilluar dy biseda gjatë kësaj jave, ndërsa negociatorët e dy vendeve kanë qenë në bisedime intensive që prej korrikut.

Carney konfirmoi se është bërë përparim i rëndësishëm, por theksoi se ende mbetet punë për t’u përfunduar.

“Është bërë përparim i konsiderueshëm, megjithëse ka ende punë të rëndësishme për t’u bërë”, tha kryeministri kanadez.

Tarifat e kërcënuara nga Trump do të prekni një gamë të gjerë produktesh kanadeze, përfshirë verën, produktet e bulmetit, çimenton, veshjet dhe pajisjet e hokejit.

Ato do t’u shtoheshin tarifave që SHBA-ja ka vendosur tashmë ndaj çelikut dhe aluminit, automjeteve dhe lëndës drusore kanadeze.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë