Shendet

Këmbët e shëndosha mbrojnë gratë pas menopauzës

Këmbët e shëndosha duket se i mbrojnë gratë nga disa sëmundje. Një studim i fundit ka zbuluar se pesha e tepërt në pjesën e këmbëve i mbron gratë nga sëmundja e zemrës. Dhjami vetëm në këtë pjesë i ndihmon gratë e moshuara, ndërsa në pjesën e barkut ndikon negativisht, sipas hulumtimi të publikuar në "European Heart Journal".

Shkencëtarët thanë gjithashtu se gratë që kanë trupin në formën e mollës duhet të luftojnë që të humbasin kilet dhe ta kthejnë trupin e tyre në fomin e dardhe. Gjithashtu ata thanë se nevojiten më shumë kërkime për të zbuluar se pse ekziston një lidhje e tillë mes dhjamit të këmbëve dhe shëndetit të zemrës. Hulumtimi ka ndjekur 2600 gra që ishin një peshë e shëndetshme - me një indeks të lartë të trupit (BMI) prej 18 deri 25 vjeç – për 18 vite me radhë. Ata të gjithë po merrnin pjesë në një studim të madh amerikan, Iniciativa për Shëndetin e Grave, e cila filloi në mesin e viteve 1990 dhe kishte skanime të rregullta për të kontrolluar dendësinë e yndyrës së muskujve.

Studimi zbuloi se gratë që kanë trupin në formë “molle” me më shumë yndyrë rreth barkut, ishin më shumë se trefish të rrezikuara nga sëmundjet kardiovaskulare në krahasim me ata që kishin trupin në formën e “dardhës.” Sëmundjet e zemrës dhe presioni i lartë i gjakut shkaktojnë një në katër vdekje në Britaninë e Madhe.

Arsyeja pse dhjami i tepërt në pjesën e këmbëve ndikon pozitivisht ende nuk dihet, por një gjë është e sigurte sipas hulumtueseve se nuk ka asnjë ndikim negativ në ndonjë pjesë tjetër të trupit. Për fat të keq një mënyrë jetese jo të shëndetshme në moshën e mesme mund të rrisë yndyrën e barkut. Por Prof Qibin Qi, nga Kolegji Albert Einstein i Mjekësisë në Nju Jork, i cili e kreu këtë studim, tha se kërkimet e mëparshme janë përqendruar te ata që ishin mbipeshë.

"Pjesëmarrësit tanë të studimit ishin të gjitha femra me peshë normale. Kështu që ky mesazh është shumë i rëndësishëm: edhe për gratë me peshë të shëndetshme të trupit, forma e mollës ose forma e dendur ende ka rëndësi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë