Nga Gazeta ‘SI’ - Kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka hapur protestën e opozitës ditën e sotme, duke thënë se hajdutët do të largohen vetëm me votë.
Nën thirrjet “Rama ik” Këlliçi foli për betonizimin e Tiranës duke e quajtuar atë një labirint betoni, që është ndotur dhe shkatërruar nga keqadministrimi.
“Ky është ky VIP-i që del çdo ditë në televizor? Erion Veliaj e zhduku sahatin e Tiranës me një firmë që hodhi. Ai zhduku identitetin e kryeqytetit. Ky është kryebashkiaku i vetëm në Europë që ka fyer të rinjtë që ndodhen në konvikte, pa të cilët Tirana mbetet e shkretë. Hajduti mbetet hajdut dhe hajduti largohet me votë. Nëse Edi Rama nuk jep dorëheqjen, ne si qytetarë kemi detyrën ta heqim më 14 maj”- tha Këlliçi.
Koha kur qytetarët paguajnë për një shërbim dhe nuk e marrin do të marrë fund. Kryeministri duhet t’i rri gatitu shqiptarëve dhe jo e kundërta. Ashtu edhe kryebashkiaku. Edi Rama dhe zari i tij e kanë drejtuar Tiranën për 19 vite dhe kjo batërdi”,- tha ai.
Protesta e opozitës nisi pak minuta më parë, ku kryetari i PD-së, Sali Berisha nisi marshimin nga selia e partisë nën moton “Shqipërisë i dalim zot”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.