Shendet

KE i shqetësuar nga bakteri i pneumonisë që vjen nga uji i çezmës

Disa studiues dhe shkencëtarë kritikuan me vendosmëri qasjen e Komisionit Europian për vlerësimin e rrezikut të baktereve që shkaktojnë pneumoni, të përshkruara në Direktivën e Ujit të Pijshëm, gjatë një mbledhje të organizuar në Parlamentin Europian. Mbledhja u përqendrua në aspektet mjedisore dhe shëndetësore, që përcaktohen në Direktivën e Ujit të Pijshëm, megjithatë debati vijoi më thellësisht në momentin që të pranishmit prekën temën e pneumonisë, e cila mes të tjerash shkaktohet edhe bakteri Legionella. Në veçanti, ligjvënësit diskutuan se cilat parametra mund të garantojnë nivelin e shëndetit të plotë, për të rikthyer besimin e qytetarëve, që të konsumojnë ujin e çezmës, duke shmangur kështu ngarkesat e panevojshme në industrinë e ujit.

Në këtë mbledhje Komisioni u kërkoi furnizuesve të ujit të mos kontrollojnë vetëm bakterin që shkakton pnumoninë (të cilat zhvillohen më shumë në një sistem të ngrohtë të ujërave të ëmbla, sidomos në ndërtesat publike), por të gjithë grupin e baktereve Legionella.
Ndërsa shkencëtarët dhe studiuesit nuk ishin dakord, ndërkohë që treguan se do të ishte më mirë që të studionin vetëm për bakterin Legoinella Pneumophila, e cila është forma më e rënduar e pneumonisë.

“Ne kërkuam të kontrollojmë ujin, duke siguruar garanci për konsumatorët. Do të studiojmë të gjithë zinxhirin e furnizimit me ujë nga ujërat nëntokësore deri në rubinetin tuaj,” tha Veronica Manfredi, drejtoresha e Cilësisë së Jetës në Komision.
Por për shkencëtarët, ata duhet të përqendrohen vetëm në praninë e bakterit Legionella pneumophila që është nga nga sëmundjet më të shpeshta që marim nga uji i pijshëm.
Sipas tyre ekzistojnë më shumë se 60 lloje Legionella të përshkuara zyrtarisht, por sipas organeve më të rëndësishme shëndetësore si Organizata Botërore e Shëndetit dhe Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, 95 përqind ose më shumë e raste të sëmundjeve, janë shkaktuar vetëm nga Legionella pneumophila.
Komisioni mbrojti qëndrimin e tij, duke thënë se do t'u ofrojë njerëzve mbrojtje të dyfishtë për sa i përket grupit të baktereve Legionella.
"Ne të gjithë jemi dakord në këtë dhomë që Legionella pneumophila, është bakteri kryesor përgjegjëse për sëmundjen. Ajo që thamë është se, kur kontrollojmë rreziqet, do të kërkojmë që industria e ujit së pari të kontrollojë të gjitha bakteret Legionella," tha Veronica Manfredi.

Për shkencëtarët, dhënia e të njëjtave standarde për patogjenët e tjerë do të thotë që të kontrrollohen edhe baktere të padëmshme që, nuk përbëjnë rrezik dhe kështu do të anashkalojnë sëmundjen vdekjeprurëse.
“Kjo kushton shumë, jo vetëm në aspektin e parave, por edhe për sa i përket kohës. Unë nuk jam një gjahtar i bakterit Legionella, por thjesht dua të mbroj njerëzit që janë të ekspozuar dhe t’u them atyre që uji në ndërtesat publike nuk është i sigurt,” tha Martin Exner, i cili është drejtori i Institutit të Higjienës dhe Shëndetit Publik në Bon, Gjermani./Euractiv/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë