Gazeta Si – Dy vëllezër tentuan të vrisnin duke e dhunuar fizikisht dhe më pas goditur me makinë një 25-vjeçar në Kavajë pas një konflikti për motive të dobëta.
Policia ka vënë në pranga një 30-vjeçar, ndërsa vëllai i tij u shpall në kërkim, pasi braktisi makinën sapo goditi me makinë 25-vjeçarin.
“Falë ndërhyrjes në kohë shërbimet e Policisë parandaluan përshkallëzimin e konfliktit dhe arrestuan në flagrancë shtetasin H. U., 30 vjeç, si dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin G. U., 26 vjeç, të dy banues në Kavajë, sepse dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin shtetasin L. L., 25 vjeç, duke e dhunuar fizikisht atë dhe duke goditur me automjet, automjetin që drejtonte ky shtetas”, njoftoi policia.
Pas verifikimeve ka përfunduar në pranga edhe vetë i dhunuari. Ai rezultoi se i jepte makinës në gjendje të dehur.
Ndërkohë policia po vazhdon hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.